SOVRANITETI
1. Shteti realizon funksionet e tij me ane te pushtetit.
Pushteti - pjese e nocionit te
shtetit si organizate shtrengimi, mjet per kryerjen e funksioneve te tij.
Me pushtetin, si koncept
shoqeror, do te kuptojme nje marredhenie ndermjet dy subjekteve, ndermjet dy
vullneteve. Pra, aftesine per te imponuar nje urdherim, nje rregull
sjelljeje nje tjetri, pavaresisht nga fakti nese zbatohet me dashje apo me
pahir. Pushteti shfaqet ne forma te ndryshme dhe cdo pushtet ka nje fare
shtrengimi per arritjen e nje qellimi te caktuar. (komuniteti primitiv, familja
e lashte romake etj-jo aparat i posacem shtrengimi.) Pushteti shteteror ka
monopolin e shtrengimit fizik dhe nje aparat te posacem per kete qellim. Pra, pushteti
shteteror eshte pushteti i shtetit ne teresi. Pushteti shteteror - i pavarur, i
pakufizuar dhe qe perfshin gjithcka. Keto karakteristika perbejne
sovranitetin shteteror.
Nocioni i Sovranitetit
Pushtet politik suprem, fillestar
(origjinar) ne kuptimin qe nuk rrjedh nga ndonje pushtet tjeter ne sensin
juridik dhe eshte i pakushtezuar nga pushtete te tjera. Prej ketij pushteti
politik rrjedhin dhe legjitimohen te gjitha pushtetet e tjera.
2. Sovraniteti shteteror
Koncept themelor i se drejtes kushtetuese
dhe asaj nderkombetare. Sovraniteti eshte karakteristike e pushtetit shteteror.
Ai kuptohet si pavaresia e pushtetit shteteror te nje shteti nga pushteti
i nje shteti tjeter, qe shprehet ne te drejten e shtetit per te zgjidhur
lirisht ceshtjet e tij te jashtme e te brendshme pa shkelur te drejtat e
shteteve te tjera dhe normat e se drejtes nderkombetare.
Nocioni i Sovranitetit
Nocioni i sovranitetit perfshin 3
elemente:
1- Pavaresine ndaj pushtetit te
cdo shteti tjeter
Duke u bazuar ne forcen dhe
autoritetin e vet pushteti shteteror merr persiper lirisht detyrime ne baze te
marredhenieve nderkombetare. I papranueshem sovraniteti absolut(mos marrje
parasysh e ligjeve juridike dhe e parimeve morale), perkundrazi pushteti
shteteror sovran eshte i detyruar te respektoje sovranitetin e pushtetit
shteteror te vendeve te tjera.
2- Mungesen e cdo kufizimi formal
per pushtetin shteteror ne nxjerrjen e atyre dispozitave qe atij i duken te
arsyeshme.
Vendosja e rendit juridik dhe
organizimi i mbrojtjes se tij eshte nje prerogative e pushtetit shteteror. Jo
gjithmone shteti ka pavaresi nga organizatat e tjera sepse jo rralle organizata
ekonomike ja imponojne vullnetin e tyre pushtetit shteteror. Por sidoqofte edhe
vullnetin e grupit sundues mund ta shprehin zyrtarisht vetem organet e
pushtetit shteteror ne menyre qe ta bejne te detyrueshem. Prerogativa e
pushtetit shteteror per vendosjen e rendit juridik dhe organizimi i mbrojtjes
se tij eshte tejkaluar vitet e fundit (Kosove- nderhyrja e NATO-s dhe fitorja e
saj vendosi nje administrate qe vepronte ne emer te OKB-se, e shkeputur nga
jurisdiksioni i Jugosllavise se mbetur).
3- Epersine qe ka pushteti
shteteror, ne territorin ku ai shtrihet, mbi cdo pushtet tjeter.
Aparati shteteror krijohet dhe
organizon veprimtarine e tij pavaresisht nga pushtetet e tjeter shoqeror brenda
vendit. (Angli- ne 1688 borgjezia dhe fisnikeria dhe Rusia – 1917,
dypushteti i borgjezise dhe sovjeteve.)
Percaktimi i karakterit te
shtetit federal
A eshte sovran shteti qe merr pjese
ne federate?
Nje shteti te federuar i mungojne
3 elementet qe percaktojne sovranitetin:
a- shteti i federuar eshte i
varur nga federata
b- dispozitat qe nxjerrin organet
e shtetit te federuar duhet te jene ne pajtim me ato te federates.
c- ne territorin e shtetit te
federuar epersi ka pushteti i shtetit federal
Ne pamundesi te nje pergjigje te
sakte autoret flasin per: ndarjen e sovranitetit midis shtetit federal dhe atij
te federuar; disa thone se sovraniteti nuk eshte karakteristike e domosdoshme e
pushteti shteteror; disa e mohojne nocionin e sovranitetit. Koncepti i
sovranitetit shteteror eshte i lidhur ngushte me konceptin e sovranitetit
kombetar, por nuk eshte identik me te.
Sovraniteti kombetar - e drejta e
nje kombi per vetevendosje deri ne shkeputje, ne rast se ai ben pjese ne nje
shtet federal, dhe deri ne formimin e nje shteti te pavarur. Ne shtetet unitare
sovraniteti i shtetit perputhet me sovranitetin e kombit.
Ne shtetet federale kjo varet nga
karakteri i federates: e detyrueshme dhe vullnetare. Ne federatat e formuara me
ane te forces, sovraniteti shteteror eshte forme e sanksionimit te epersise se
kombit sundues.
Federata Jugosllave u krijua mbi
baza vullnetare. Evolucioni i saj negativ, lakmite hegjemoniste te shovinizmit
sebomadh e cuan kete federate ne shperberje dhe konflikte te pergjakshme.
Bashkimi i Republikave Socialiste
Sovjetike u krijua mbi bazen e barazise formale te shteteve pjesemarrese.
Kur u krijuan keto federata
parashikohej qe nje pjese te funksioneve te tyre republikat e federuara tja
besonin federates e cila do te ishte mbajtese e sovranitetit te te gjithe
shteteve por prape shtetet pjesemarrese do te mbeteshin sovrane me te drejten e
vetevendosjes. Faktikisht B.S u kthye ne nje shtet unitar dhe me nje centralizim
te madh.
3. Disa autore e shkepusin
ceshtjen e sovranitetit nga permbajtja e tij.
Ne kohen e lashte nuk ka
ekzistuar koncepti i sovranitetit. Jelineku - ne kete kohe shteti nuk kishte
nje force rivale. Ne shek. XVI, Zhan Boden, ideolog i monarkise absolute, e
quante sovranitetin si nje pushtet te pakufizuar, te patjetersueshem dhe te
pandryshueshem. Ky pushtet, thoshte Boden eshte cilesi e domosdoshme e cdo
shteti. Qendrueshmeria eshte karakteristike e domosdoshme e sovranitetit.
Shkolla juridike gjermane e Labandit dhe Jelinekut, nga fundi i shek.XIX, me
sovranitet kuptonin nje fare vetie ose cilesie te pushtetit shteteror duke mos
e konsideruar si te domosdoshem per ekzistencen e tij. Nje teori e shteteve
“josovrane” u perdor dhe ne shek.XX per te justifikuar sundimin e shteteve me
te fuqishme ne formen e mandatit mbi Sirine, Libanin Palestinen, Irakun dhe
Transjordanine. Lidhja e Kombeve, nen diktatin e Britanise se Madhe dhe
Frances, gjykoi se keto popuj ishin “te papjekur” per te pasur shtetin e tyre
te pavarur dhe sovran. U fitua vetem pas luftes se II Boterore.
4. Kufizimi i pushtetit shteteror
Bodeni, Hobbsi, Blekstoni dhe
Rusoi ngrene teorine e pakufizimit te pushtetit shteteror. Ne shek. e XX del
teoria vetekufizimit juridik te shtetit. Sipas kesaj teorie, shteti duke
nxjerre ligje, i ve vetevetiu nje kufi veprimtarise se vet, sepse ai nuk mund
ti shkele keto ligje.
Realiteti eshte ndryshe. Shteti
mund ti shfuqizoje ligjet sa here e quan te nevojeshme. Ndodh qe shteti ti
shkele ligjet qe nxjerr, edhe pa i shfuqizuar ato formalisht, kuptohet, kjo
eshte nje praktike e kunderligjshme dhe antidemokratike. Kjo teori e
vetekufizimit juridik te shtetit ka qene e perhapur, vecanerisht ne epoken e
liberalizimit. Ne realitet, kufizimi ose jo i pushtetit shteteror percaktohet
nga raporti i forcave ne shoqeri. Cdo shtet ne praktike eshte arme e grupit
shoqeror me te fuqishem, misherimi i pushtetit te tij.
5. Kush eshte mbajtesi i sovranitetit?
Per Bodenin eshte monarku
absolut. Duhet quajtur sovran, cdo pushtet qe eshte vendosur dhe ekziston ne
fakt ne nje shtet. Shoqeria qe e dorezon pushtetin ne baze te kontrates
shoqerore nuk eshte me mbajtese e tij. Blekstoni, quan sovran parlamentin
anglez, te cilit i atribuon pushtet te pakufizuar. Per Hobbsin dhe Spinozen
ceshtja e mbajtesit te sovranitetit varet nga forma konkrete e qeverisjes se
shtetit. (monarki-mbreti etj).
Rusoi- faqe te re ne teorine e
sovraniteti. Mbajtesi i sovranitetit sipas Rusoit zgjidhet sipas teorise te se
drejtes natyrore. Sovran ne shtet duhet te jete vetem populli. Supozojme thote
Rusoi se shteti perbehet nga 10.000 individe, cdo pjesetari te shtetit do t’i
perkase pjesa e dhjetemijte e autoritetit sovran. Nga kjo teori rrjedh se
perfaqesuesi ka marre nga zgjedhesit mandat imperativ ose urdherues. Nese
perfaqesuesi nuk vepron sipas porosive te zgjedhesve-revokimi i tij.
Gjate revolucionit francez –
teoria e sovranitetit te kombit. Sovraniteti nuk u perket shtetasve por kombit.
Shtetasve u jepet pushteti elektoral per te caktuar perfaqesuesit e kombit. Me
kete teori ka lidhej dhe ideja e mandatit perfaqesues.
Ne shek. XIX Dë Mestrë-
sovraniteti i perket shtetit ne teresi si person abstrakt juridik. Per popullin
flitet ne 2 drejtime: si pjesemarres ne pushtet dhe si objekt i
pushtetit.
Populli si nje mase homogjene dhe
kompakte ka nje karakter relativ, kur populli ndahet ne grupe antagoniste me
karakter klasor ose etnik. Dallimi midis klasave dhe rendeve.
6. Problemi i sovranitetit shteteror lidhet ngushte me problemet politike
Parimi i sovranitetit, nga te
gjitha parimet juridike, ka karakterin politik me te theksuar. Juriste
dhe politologe - parimi i sovranitetit i vjeteruar. Kundershtaret e
sovranitetit- kategori historike qe nuk ka nje vlere absolute dhe qe sot nuk mund
te zbatohet. Teoriciene te tjere- sovraniteti eshte kategori historike sikurse
shteti dhe e drejta por ky parim nuk ka humbur rendesine e vet. Teorite qe
mohojne sovranitetin u vijne per shtat synimeve te shteteve me te fuqishme. B.S
e quante detyre dhe te drejte te tij mbrojtjen e interesave te socializimit,
dhe per kete qellim sovraniteti i nje kombi duhej te menjanohej.
Doktrina e “Sovranitetit te
kufizuar” e Leonid Brezhnjevit:
1. Vendet e bashkesise
socialiste, status te vecante nderkombetar. Duhet ti permbaheshin asaj vije
politike qe kishte vendosur udheheqja e B.S.
2. U ndalohej vendosja e
marredhenieve diplomatike dhe ekonomike me vendet e tjera pa pelqimin e B.S
3. Nuk mund te beheshin reforma
politike, ekonomike dhe kulturore, te papershtatshme nga kendveshtrimi i B.S
4. Per te “parandaluar cdo
kercenim” ndaj “bashkesise socialiste”, B.S nderhynte ne punet e shteteve te
tjera, deri ne pushtim ushtarak
Sot kalimi i kompetencave,
organizmave te perbashket si B.E
7. Kur nje vend fiton sovranitetin shteteror
Kjo gje sjell pasoja politike dhe
juridike dhe ne rrafsh nderkombetar - njohja e shtetit te ri sovran nga
ana e shteteve te tjera. Njohja e nje shteti nenkupton dhe njohjen e qeverise
se ketij vendi. Ndryshimi i kesaj qeverie nuk influencon mbi njohjen e shtetit.
(Shqiperia pas clirimit). Kriter per njohjen e nje qeverie eshte qendrueshmeria
e saj.Lidhur me njohjen e sovranitetit te nje shteti qe ka fituar pavaresine,
shtrohen disa probleme me karakter politik e juridik. Sovraniteti i nje shteti
nuk duhet identifikuar me aftesine e nje shteti per te qene te pavarur, kjo nuk
do te thote se shtetet e vogla nuk jane sovrane. Koncepti i aftesise nuk ka nje
kriter te qarte objektiv.
Nje pikepamje tjeter sipas te
ciles sovraniteti eshte “gjendja e pavaresise” nuk eshte e drejte. Siaps kesaj
pikepamje, sovraniteti, koncept thjesht politik. Nderhyrja e nje shteti me te
fuqishem ne punet e shteteve te vogla minon pavaresine e tyre dhe mund te coje
ne humbjen esovranitetit te tyre e megjithate nuk mund te quhen josovrane.
Sovranitetin shteteror e karakterizon pozita juridike e pushtetit shteteror si
subjekt i pavarur i se drejte se brendshme dhe asaj nderkombetare. Pra
sovraniteti shteteror jo vetem kategori politike por edhe juridike.
No comments:
Post a Comment